Fundamenti

Barrë e padurueshme (prozë poetike)

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Më kanë ngarkuar me peshën e një barre të padurueshme, të cilën as e sheh e as e ndjen kush. Thonë se paskam mëkatuar, se me ditë të tëra kam dashur të orientohem humbëtirës përmes yllit tim.

Mandej, disi kam ikur nga vetja e, lidhur me zinxhir prej kashte, e kam bekuar çdo mëkat që mund të shkruhet në pentagramin e shpirtit të zemrës.

Kam lavdëruar, apo jo, për përbuzjen e të përditshmes tonë të hallakatur, që na u kanë bërë si halë në trurin tonë të vogël. Edhe ky shesh me gurë, pa njerëz të devotshëm, është peizash i pushtimit tonë nga vetja.

Uji Dea

Në ferrin tim nuk ka vend për ferre të tjerë, madje nuk e ndjej as mungesën e parajsës, sepse ajo do të tallej me mëshirë prej xhelati e me përbuzjen e të përkryerës te ai njeriu i harruar, që kaherë është dukur në stërkalat që a thua janë duke na u bërë akull në zemër e në tru?

Ramadan Mehmeti