UBT

Qeverisja e bunkerizuar po e zhbën shtetin

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Mungon llogaridhënia nga politiakët e papërgjegjshëm

Sipas profesorit Muhamet Kelemendi, Kosovës domosdo i duhet një shërim urgjent, përmes një Qeverie tjetër, që në prioritet ka interesin nacional dhe jo vazhdimësinë e kriminalizuar të qeverisjes Mustafa e Thaçi, e cila është një qeverisje e interesave klienteliste dhe shkatërrimtare e shtetit

Kësaj qeverisjeje të keqe të koalicionit qeverisës PDK e LDK i mungon ndjenja e llogaridhënies dhe përgjegjësisë para qytetarit, i cili ua ka mundësuar këtyre pushtetarëve të ulen në karriget e buta. Politika e papërgjegjshme që ka kapur shtetin është barrikaduar aq shumë në ruajte të interesave të veta, saqë është gati ta rrezikojë edhe vetë shtetin, dëmtimin e tij deri në zhbërje. Egoja për ruajtjen e interesave të ngushta grupore e klanore të pushtetit që tani e ka humbur de fakto edhe legjitimitetin juridik të qeverisjes së vendit, atë politik dhe moral, po e bënë këtë klasë politike të pa përgjegjshme që me çdo çmim të barrikadohet në mbrojtje të pushtetit të pa merituar, duke kundërshtuar çdo kërkesë, e cila shkon në adresë të dorëheqjes së qeverisë, e cila me sjelljet e veta prej një shteti policor ka thelluar krizën politike, po rrezikon edhe të polarizojë shoqërinë për shkak të gjuhës së ashpër dhe provokimeve që ajo bën ndaj opozitës e qytetarëve te vendit.

FIDANISHTJA

Mulaj: Kosova ka një pushtet privat, që udhëhiqet nga krimi e korrupsioni

Ekzekutivi i vendit karshi konstatimeve të Gjykatës Kushtetuese se në raport me bisedimet me Serbinë ka bërë shkelje të kushtetutës është barrikaduar keq dhe nuk e pranon përgjegjësinë me aktin e dorëheqjes normale, prandaj analistët politik po e shohin si një bunkerizim kriminal që bënë kjo Qeveri e interesave personale, klienteliste e klanore dhe nuk njeh institucionin e dorëheqjes dhe të përgjegjësisë e llogaridhënies./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.