Fundamenti

Edhe një film me regji të Durim Kryeziut

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Ka përfunduar xhirimi i filmit artistik “Takimi” që do të jetë temë e Masterit në Fakultetin e Arteve, Universiteti i Prishtinës. Filmi është prodhim i Universitetit të Prishtinës, Fakulteti i Arteve, kompanisë filmike Land Film’s në bashkëprodhim me Gegnia Film dhe Artcut Moving Image Productions nga Greqia ka shkruar Durim Kryeziu.

Filmi “Takimi” është dramë morale e personazhit e shfaqur përmes elementeve komike e që na bartin në një satirë karshi shoqërisë ka thënë regjisori dhje skenaristit Kryeziu.

FIDANISHTJA

Pozita udhëheqëse nganjëherë mund të jetë edhe ngarkesë e madhe e sidomos kur kemi të bëjmë me personazhet si Bushi i cili falë sistemit të dyshimtë drejton me një institucion, dhe atë asgjë më pak se me institucionin e kulturës. Kur ne e shohim Bushin në situata të cilat vet i krijon dhe autoriteti i tij i rrejshëm me të cilin mundohet t`i zgjedhë problemet, na bën të jemi kureshtar duke e pyetur veten “Po nëse Bushat e tillë udhëheqin institucionet tona atehëre çfarë pushteti qenka ai i cili qëndron pas tyre”…?!/rajonipress/