Uji Dea

Vitet janë thjesht numra për Ledina Çelon

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Artistja që gjithmonë ka spikatur për elegancën dhe format e saj fizike, Ledina Çelo, ka treguar se ende vijon të jetë në lartësinë e një modeleje.

Në një fotografi artistike të publikuar në profilin e saj në Instagram, këngëtarja shqiptare shfaqet e me në veshje që nxjerr në pah trupin e saj.

Me një dekolte të hapur deri në fundshpinë, Ledina shpalos hiret e saj, në një pozë që e portretizon si një divë e viteve të njëzeta, transmeton tvklan.al.

ARKATANA

Krahas cilësisë artistike të fotografisë, ajo që të bie në sy është dhe tatuazhi në formë tribale që Ledina ka në fund të shpinës.

Edhe pse nënë e dy fëmijëve, këngëtarja e cila prej vitesh jeton në Gjermani, vijon të jetë akoma super elegante dhe me klas. /Telegrafi/