Enciklopedi e ndritur për periudhën më të ndritur të shqiptarisë
Nga Jahja Dranqolli – Enciklopedia, “Bardhësitë e Atdheut” e autorit Afrim Mustafa me 2225 dëshmorë të UÇK-së, UÇPMB-së dhe UÇK-së, është konceptuar në atë mënyrë, që t’i përkujton përmbajtjet e librave klasike të shkruara, që nga koha e autorëve të mëdhenjë të antikitetit e deri te autorët e sotëm, që u kushtohën ngjarjeve dhe personaliteteve të shquara. Të tilla libra ose monografi, sikurse edhe kjo për të cilën jemi duke bërë fjalë, me plotë të drejtë u quajtën për arikiva, biblioteka ose muzeume të kohës së caktuar historike.
Autori në Enciklopedi pas një hulumtimi të gjatë historiografik, dhe sidomos nga dëshmitë e gjalla të t`ia nga luftërat çlirimtare të zhvilluara në kapërcyellin e shekullit XX dhe vitet e para të shekullit XXI, në Kosovë, Preshevë (Bujanoc e Medvegjë) dhe Maqedoni, ofron shpjegime të hollësishme mbi shkaqet dhe pasojat e agresionit serb mbi trevat e përmendura shqiptare, si dhe përgjigjën ndaj këtij agresioni.
Ky vëllim kontribuon në një kuptim më të mirë për luftërat e popullit shqiptar në shekuj, sidomos për luftërat e UÇK-së, UÇPMB-së dhe UÇK-së në kontekstin e interpretimeve të diskutueshme të luftërave të përmendura. Qëllimi i monografisë nuk është që të japë gjykim përfundimtar në interpretimin e luftërave të përmendura, meqë për këtë nuk e lejon as distanca shumë e shkurtër historike, por në radhë të parë synon të ofron njoftime sa më të thella për luftën e drejtë dhe sakrificat e popullit shqiptar ndaj okopuesit shekullor të tij.
Me fjalë të tjera, është më tepër një nxitje për punën shkencore – hulumtuese të mëtejme pa paragjykime politike dhe emocionale me të cilat lexuesi ynë është ballafaquar dhe ballafaqohet edhe sot e gjithë ditën me shkrime të ndryshme gazetareske. Kjo është njëkohësisht përgjigje për shkrime të tilla.
“BARDHËSITË E ATDHEUT”- PËRGJIGJA MË E MIRË KUNDËR DEZINFORMATAVE NË DËM TË LUFTËS SONË ÇLIRIMTARE
Enciklopedia Kombëtare “Bardhësitë e Atdheut” të autorit Afrim Mustafa, e cila është e domosdoshme detyrimisht të përkthehet edhe anglisht, nuk është një sintezë klasike, nuk është as një kronologji ku përfshihen të gjitha ngjarjet kryesore për periudhën e përmendur të historisë së popullit shqiptar. Ajo është, në të vërtetë, përgjigje më e mirë ndaj dezinformimeve që janë bërë në dëm të luftës sonë çlirimtare, respektivisht barazimit të përgjegjësisë së agresorit me mbrojtësin, duke e fajësuar kështu udhëheqësinë tonë për zbrazjen e sllavëve nga territoret e banuara me shqiptarë.
Në këtë kontekst, të gjitha burimet që i përdorë autori provojnë të kundërtën, pra, për sulmet dhe pastrimet serbe e maqedonase në trevat natyrore- historike shqiptare. Prandaj, ky libër jep një pasqyrë kronologjike të mbështetur të ngjarjeve, shkaqeve dhe pasojave të pushtimeve në Kosovë, Maqedoni, Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Si e tillë, enciklopedia në fjalë e mbështetur në burime relevante do jetë pikë reference për studime shkencore të mëtejme në këtë lëmi./rajonipress/


