Uji Dea

Populli në këmbë për rrëzimin e Qeverisë së dështuar

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Mobilizimi qytetar kundër së keqes. Protesta cilësohet si një referendum popullor.

Njohësit e situatës politike pohojnë se kjo qeveri i ka ditët e numëruara, për shkak të vazhdimit të humbjes së jashtëzakonshme të besimit, sikur që u pa edhe në protestën e fundit, në të cilën morëm pjesë më se 100 mijë qytetarë

Duke vlerësuar masivitetin e pjesëmarrjes shumë të madhe të qytetarëve në protestën e 17 shkurtit, të ftuar nga subjektet politike opozitare dhe shoqëria civile, të cilët kërkuan dorëheqjen e Qeverisë së Kosovës dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme, analistët politikë theksojnë që kjo protestë ishte si një lloj referendumi i madh popullor kundër Qeverisë shkelëse të Kushtetutës.

ARKATANA

Sipas analistëve, Qeveria është në panik nga frika që i vjen nga të bëmat e saj shumë frikësuese kundër vendit dhe qytetarëve.

Ekziston dhe vlerësimi se dyshja Thaçi-Mustafa duhet të ndiqen edhe penalisht dhe të burgosen. Profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendi, tha për Kosova sot se legjitimiteti politiko-juridik ndaj qeverisë nuk ekziston që nga koha e nënshkrimit të marrëveshjeve antikushtetuese, prandaj këtë duhet ta kuptojë sa më shpejt Qeveria dhe drejtuesit e saj, partnerët e koalicionit qeverisës, Thaçi e Mustafa. “Vetë fakti se Asociacioni i Komunave Me Shumicë Serbe në Kosovë është në disproporcion me 23 nene të Kushtetutës së Kosovës, juridikisht e bën Qeverinë jolegjitime në kuptimin ligjor. Kjo jo në kuptimin e numrave në Kuvendin e Kosovës, por në kuptimin kushtetues, kuptim që e bën jolegjitime Qeverinë dhe e ngarkon me përgjegjësi penale për shkak të veprës penale nga nenet 123 dhe 125 të Kodit Penal të Kosovës. Jolegjitimiteti del gjithashtu edhe nga manifestimet e qytetarëve të Kosovës”, tha Kelmendi për “Kosova Sot”..

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.