ARKATANA

Nxënësit e Luginës kërkojnë lirimin e librave shqip

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Janë më se njëqind mijë libra dhuratë të Ministrisë kosovare të Arsimit, të cilat që nga nëntë shtatori, autoritetet serbe po i mbajnë në terminalin doganor të Preshevës.

Disa herë është kërkuar lirimi i tyre, por kjo kërkesë nuk po përfillet, transmeton televizioni publik.

Dhurim Qazimi, nxënës i gjimnazit “Sezai Surroi” në Bujanoc, është ndër protestuesit e shumtë që po kërkon librat.

Përfaqësuesit politikë e institucional të shqiptarëve në Luginë, kanë akuzuar Qeverinë e Serbisë, për shkelje të të drejtave themelore. Ata kërkuan lirimin e librave.

Uji Dea

U kërkua respektimi i parimit të reciprocitetit me të drejtat e serbëve në Kosovë.

Ruajtja e paqes vjen nga librat e jo nga armët, tha Jonuz Musliu, kryetar i Këshillit Nacional.

Protesta e sotme paqësore, ndonëse e përcjell nga forca të shtuara të sigurisë serbe, kaloi pa ndonjë incident.