Këto janë çiftet që bashkuan dy shtetet
Kosovë dhe Shqipëri është plot me dashuri, së paku kështu na bëjnë të mendojmë çiftet që janë nga të dy shtetet.
Vesa Luma dhe Big BastaAta janë në pritje të fëmijës së tyre të parë: do t’jetë djalë! Vesa dhe Big-u janë njohur në Dancing With the Stars 2011 e që atëherë, marrëdhënia e tyre sa erdhi e u forcua. Do të ishte Vesa ajo që do të shpërngulej në Tiranë, ku feston përvjetorin e 8ë të pavarësisë me bashkëshortin e saj, Gerald Xharin.
Marina Vjollca dhe Getoar Selimi
Getoari sapo ka marrë nënshtetësinë shqiptare, por 17 shkurtin ata po e kalojnë në Prishtinë, në shoqërinë e motrës së vogël të Marinës, Luanës. Marrëdhënia e tyre ka qenë në qendër të vëmendjes, derisa u bë e qartë se ata nuk kanë asgjë për të fshehur.
Inva Mula dhe Hetem Ramadani
Sopranoja e njohur shqiptare dhe biznesmeni kosovar u njohën në 2008-ën, e 4 vite më vonë u bënë prindër të një vajze, Ninës. Ata jetojnë në lëvizje për shkak të angazhimeve të dyanshme; ai si një sipërmarrës me aktivitet në Slloveni e ajo, si një soprano e bazuar në Francë.
Vedat Ademi dhe Dorela
Vedati dhe Dorela janë njohur që në vitin 2003, për t’u lidhur në martesë në 2008-ën. Ademi jeton prej kohësh në Tiranë, ku ka zhvilluar më së shumti karrierën muzikore. Ai është tërhequr gjatë viteve të fundit, ndërsa me Dorelën kujdesen për djalin e tyre 4-vjeçar, Jonartin.
Fatma Haxhialiu dhe Përparim Kadriaj
‘Pepi’ siç e quajnë njerëzit e afërt, i propozoi Fatmës në një revistë shqiptare! Çifti që ka më shumë se një dekadë dashuri, janë bërë prindër të një djali tashmë 1 vjeç e gjysëm, Kian.
Ledina Çelo dhe Naim Kabashi
Naim Kabashi, ish-kampion kick box-i dhe Ledina Çelo janë njohur rreth 15 vjet më parë. Ata jetojnë në Gjermani, së bashku me 2 fëmijët e tyre të vegjël, Elisin dhe Perianën.
Rudina Magjistari dhe Xhavit Bajrami
Prindërit e Mias së vogël janë njohur përmes Facebook-ut, e moderatorja e ‘Takimit të Pasdites’ thotë se u bë shumë kurreshtare për këtë ‘shqiptar që korrte sukses në arenat ndërkombëtare. Bajrami, ish-kampion kick box-i është shpërngulur tani në Tiranë, ku shijojnë një periudhë pushimi së bashku me Mian.

