FIDANISHTJA

Forcat e Armatosura, e ardhmja e Kosovës

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Në përvjetorin e gjashtë të Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2014, kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se parada e FSK-së në sheshin “Zahir Pajaziti” është e fundit nën këtë emblemë, duke premtuar formimin e Forcave të Armatosura Kosovare.

Por, pjesëtarët e FSK-së dje parakaluan nëpër të njëjtin shesh, duke shënuar përvjetorin e tetë të Pavarësisë e madje sipas agjendës legjislative qeveritare FSK-ja mund të zhvillojë parada edhe viteve të tjera.

Mirëpo, për t’i inkurajuar pjesëtarët e FSK-së dhe qytetarët e vendit presidentja, Atifete Jahjaga, ka thënë se Forcat e Armatosura do të jenë e ardhmja jonë e përbashkët.

“Kjo është një festë për ju pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës që keni përmbledhur me sukses prej shumë muajsh punën tuaj në ndërtimin e një force të re mbrojtëse e që po prisni, ashtu si edhe të gjithë qytetarët e tjerë, ta realizoni ëndrrën tuaj. Forca e Armatosur e Kosovës është e ardhmja juaj, e ardhmja jonë e përbashkët, e ardhmja e shtetit të Kosovës”, deklaroi Jahjaga.

Sipas presidentes, FSK-ja ka dëshmuar se Kosova mund bëhet pjesë e pandashme e arkitekturës globale të sigurisë, “duke u rreshtuar përkrah botës demokratike në ruajtje të vlerave themelore të lirisë dhe të demokracisë”.

“Ne kemi dëshmuar se Kosovën mund ta bëjmë pjesë të pandashme të arkitekturës globale të sigurisë, duke e rreshtuar përkrah botës demokratike në ruajtje të vlerave themelore të lirisë dhe të demokracisë”, ka thënë Jahjaga.

FIDANISHTJA

Presidentja e vendit edhe në këtë kremte ka bërë thirrje për unitet dhe dialog, si dhe kthimin e besimit në institucionet e vendit.

“Secili prej nesh e ndiejmë se e ardhmja duhet të jetë më ndryshe, ku na duhet më shumë punë për të treguar se të tashmen e ndryshojmë vetë, por jo me dhunë dhe me forcë. Jo me fuqinë e grushtit, që sjell dhimbje dhe rrënim që sfidon institucionet e shtetit, besimin të cilën e kemi luhatur. Jo me mohimin e asaj që kemi ndërtuar deri më sot dhe assesi me testimin e partneritetit tonë me faktorin ndërkombëtar”, ka deklaruar Atifete Jahjaga.

Ndërsa kryeministri, Isa Mustafa, i ka uruar qytetarët e Kosovës dhe i ka ftuar që të mburren me të arriturat e vendit.

“Shënojmë së bashku ditëlindjen e tetë të shtetit tonë. Kjo është festa më e madhe dhe më e rëndësishme për çdo qytetar që e do vendin e tij, që e do flamurin dhe simbolet shtetërore, që e respekton ndjenjën e të qenit i lirë dhe i pavarur në tokën e tij. Kjo ditë është kurorëzim i aspiratës për liri, pavarësi dhe demokraci, është ditë e sakrificës së shumë gjeneratave, të cilët u flijuan për këtë shtet”, ka thënë Mustafa, duke shtuar që në këto 8 vjet pavarësi Kosova ka bërë reforma të thella strukturore.

Po ashtu kryeministri është ndalur edhe në mandatin e Qeverisë, së cilës po i kërkohet dorëheqja nga partitë opozitare.

“Kjo Qeveri e ka mandatin e qartë, e ka legjitimitetin dhe legalitetin që t’ju shërbejë qytetarëve të tij, atyre që ia dhanë besimin me shumicën e votave në një proces demokratik dhe të pranuar nga i gjithë spektri politik kosovar dhe asnjëherë nuk do të devijojë nga ky mision”, ka potencuar Mustafa./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.