Mobi Casa

Adem Jashari – Betohem se s´kam vdekur !

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Asnjë liri në këtë botë, nuk është e përfunduar përsosmëria saj vazhdon nëpër lufta dhe beteja

Kosova ka duar të bukura
të ngrej lart flamurin e saj
të mbroj veten, identitetin
këtë tokë të gjithmonshme

Çlirimi ishte qëllimi ynë
Kosova feston Kosovën
shtet në radhë të shteteve
popull në mes të popujve

KKVITI

Në çdo banor të Kosovës
Kosova ka puset e gjakut
sa herë t´i thahet buza
dhe sa herë ta marri etja

Kosovë, Iliridë, Shqipëri
betohem se s´kam vdekur
nëse flamuri pyet për mua
i thuani …se jam në valle!..

Rrustem Geci – Dortmund, 2016