UBT

Kosova, fabrikë diplomash pa vlerë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Arsimi tetë vjet pas pavarësisë. Sistemi i edukimit, krejtësisht i dështuar

“Ne po shkollojmë gjenerata që nuk janë të përgatitura si duhet për tregun e punës dhe kjo është e dhimbshme, sepse ndikon në gjendjen ekonomike të familjeve të tyre, por edhe në ngecjen ekonomike të vendit”, thotë Dukagjin Pupovci

KKVITI

Dikur kishim një ëndërr të madhe, çlirimin nga Serbia, e cila u arrit falë luftës së UÇKsë dhe ndërhyrjes ndërkombëtare. Dhe, menduam se me ardhjen e lirisë gjërat do të shkojnë ndryshe, por nuk ndodhi kështu. Politika, në vend se të mendojë për popullin e vet, mendoi dhe vazhdon të mendojë për xhepat e vet. Sot, kur flasim për arsimin, kujtojmë më shumë degradimin total që i është bërë atij nga politika.

Njohësit e arsimit vlerë- sojnë se në tetë vjet pavarësi arsimi mbeti i përbuzur. Eksperti i njohur i arsimit, Halim Hyseni, thotë se kemi arsim të degraduar, për shkak se nuk kemi edukim të duhur. “Problemi më i madh i Kosovës është se ne nuk kemi sistem të edukimit, andaj e kemi gjendjen kështu si e kemi. I kemi udhëheqësit mashtrues, të cilët gënjejnë, mashtrojnë, zhvatin pasurinë kombëtare, plaçkitin, vrasin dhe bëjnë vepra kriminale. Përhapin padrejtësi dhe pabarazi sociale, nuk kanë solidaritet njerëzor, nuk i respektojë Kushtetutën dhe ligjet duke i shkelur dhe abuzuar, nuk kanë përgjegjësi, nuk kanë turp dhe nuk ndjejnë keqardhje”, mendon ai./kosova sot/