Shaqiri i pandalshëm
Ylli kosovar Xherdan Shaqiri ka shkëlqyer me skuadrën e tij Stoke City, në fitoren ndaj Bournemouthit, me rezultat 3:1. Reprezentuesi zviceran arriti që në këtë ndeshje të asistoi te goli i tretë i shënuar nga Joselu, pas një depërtimi fantastik nga krahu.
Përveç këtij asistimi 24-vjeçari u dallua në këtë ndeshje duke pasur një paraqitje fantastike për të ndihmuar ekipin e tij të shënoi fitore të rëndësishme në udhëtim.


