Eko Higjiena

Lugina proteston më 18 shkurt me moton “Duam libra shqip”

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Bujanoc – Duke shqyrtuar refuzimin e vazhdueshëm pesë mujor nga autoritetet shtetërore serbe që kanë për qëllim bllokimin e teksteve mësimore, respektivisht mos lejimin e përdorimit të tyre nga nxënësit shqiptar, u propozua dhe u vendos mbajtja e protestës para Terminalit doganor në Preshevë – aty ku edhe mbahen tekstet. Protesta do të mbahet me datë 18 shkurt 2016 (e enjte), ora 12.00, me moton “Duam Libra Shqip”.

Me ftesë të kryetarit të Këshilli kombëtar shqiptar Jonuz Musliu, Këshilli sot (13 shkurt 2016) mbajti seancë të jashtëzakonshme me pikë të veçantë të rendit të ditës, Njoftimi dhe shqyrtimi rreth problematikës së teksteve mësimore për shkollat fillore të dhuruara si donacion nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Republikës së Kosovës.

Duke shqyrtuar refuzimin e vazhdueshëm pesë mujor nga autoritetet shtetërore serbe që kanë për qëllim bllokimin e teksteve mësimore, respektivisht mos lejimin e përdorimit të tyre nga nxënësit shqiptar, u propozua dhe u vendos mbajtja e protestës para Terminalit doganor në Preshevë – aty ku edhe mbahen tekstet.

ARKATANA

Protesta do të mbahet me datë 18 shkurt 2016 (e enjte), ora 12.00, me moton “Duam Libra Shqip”.

Në të njëjtën kohë ftojmë t`i bashkëngjiten protestës të gjithë qytetarët, përfaqësuesit institucional, përfaqësuesit e partive politike shqiptare dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile thuhet në njoftimin e nënshkruar nga Jonuz Musliu./rajonipress/