ARKATANA

Haradinaj: Ne do të festojmë duke protestuar e ata duke mashtruar

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot në tubimet me struktura dhe aktivistë në Ferizaj dhe në Gjilan, ka përsëritur domosdonë e kundërshtimit qytetar të qeverisjes së keqe në vend. Ai ka thënë se dallimi në këtë 17 Shkurt, është se opozita feston duke protestuar, ndërkaq qeveria feston duke mashtruar.

Ne jemi të vetëdijshëm për sakrificën e brezave deri te pavarësia e Kosovës, por sot nuk jemi mirë dhe sa herë nuk kemi qenë mirë, ne kemi ditur t’i themi jo një gjendjeje te keqe.

Ne sot jemi të zhgenjyer për mungesën e përgjegjësisë dhe llogaridhënies ndaj shkeljes së Kushtetutës dhe keqqeverisjes.

Uji Dea

Ne sot jemi të pakënaqur me degradimin e vazhdueshëm të shtetit, ndërkaq qeveria po mundohet të fshihet pas dështimeve të mëdha dhe humbjes së kredibilitetit institucional edhe në ditën e pavarësisë, duke kërkuar prej nesh që të mos e prishim imazhin e shtetit në ditë feste.

Por imazhi i shtetit nuk prishet, pse qytetarët e vendit e ngrisin zërin kundër shkeljes së kushtetutës, kundër rrezikimit të sovranitetit e të integritetit, kundër krimit e korrupsionit; me një fjalë kundër degradimit të skajshëm, që kjo qeveri po i bën shtetit. Me këtë protestë, qytetare e paqësore, ne vetëm po i ndihmojmë imazhit të shtetit, duke e dërguar mesazhin e një shoqërie dinamike dhe të përgjegjshme, e cila din t’i thotë të mirës PO e të keqës JO./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.