HW

Kryeministri se di datën se kur do të votohet Thaçi për President

/ 1 minutë lexim
HW

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se ende nuk ka një datë të saktë se kur do të mbahet seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës, porse kjo punë do të jetë e kryer në afatin e parapara dhe në fillim të marsit do ta kemi Presidentin të zgjedhur.

Mustafa është shprehur edhe në lidhje me akuzat që i janë bërë se ai ka kërkuar nga zyrtarët e LDK-së që të mos prononcohen për çështjen e Presidentit.

Kryeministri ka thënë se kjo nuk është e vërtetë dhe të gjithë në partinë e tij e kanë lirinë e plotë për të shprehur mendimet e tyre, njofton Klan Kosova.

HW

Mustafa këto komente i ka bërë në zyrën e tij në Kryeministrinë e Kosovës ku ka zhvilluar një takim me të rinjtë e Këshillit Qendror të Veprimit Rinor Lokal.

Të rinjtë kanë kërkuar që t’u mundësohet puna praktike në Qeverinë e Kosovës dhe Mustafa u ka premtuar se do të punojë rreth kësaj çështjeje.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.