Fundamenti

Kurz: Zgjidhni problemet me dialog

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Austrisë, Sebastian Kurz, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.

Gjatë takimit, u bisedua për fuqizimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, sidomos në fushën e zhvillimit ekonomik dhe përkrahjen austriake në proceset integruese.

Kryeministri Isa Mustafa e njoftoi për progresin në Kosovë dhe përkushtimin e Qeverisë për zhvillimin e gjithanshëm të vendit.

Kryeministri Mustafa, po ashtu, shprehu mirënjohje për përkrahjen shumë të madhe të Austrisë për Kosovën dhe vullnetin për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, sidomos në fushën e zhvillimit ekonomik dhe të investimeve.

Lidhur me zhvillimet aktuale në Kosovë, kryeministri Mustafa e njoftoi për dy çështjet e ngritura më herët nga opozita dhe për adresimin ligjor të këtyre dy temave.

ARKATANA

“Qeveria e Kosovës ka ftuar në vazhdimësi dhe është plotësisht e gatshme për dialog brenda institucioneve dhe për adresimin e të gjitha çështjeve duke mbrojtur plotësisht interesat madhore të qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës”, tha kryeministri Mustafa.

Ministri i Punëve të Jashtme i Austrisë, Sebastian Kurz, vlerësoi progresin që po arrihet në Kosovë, duke shprehur përkrahjen e mëtejshme të Austrisë.

Ministri Kurz tha së Kosova është çështje e rëndësishme për Austrinë, duke theksuar përkrahjen e plotë të shtetit të tij për zhvillim ekonomik dhe proceset integruese evropiane.

Ministri Kurz theksoi nevojën që opozita të distancohet nga dhuna dhe që zgjidhjet për të gjitha çështjet të bëhen me dialog. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.