United Hospital

“Thaçi president, thellon krizën në Kosovë”

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Analistët politikë në vend si Imer Mushkolaj dhe Naim Rashiti janë pajtuar se zgjedhjet e parakohshme do të ishin epilogu i vetëm i zgjidhjes së krizës politike në vend.Por që kanë thënë se zgjedhjet në këtë klimë ku tensionet mes partive politike janë të mëdha vetëm sa do të shtonin gjasat që siguria në vend do të ishte e paparashikueshme.

Rruga që vendi të shkojë në zgjedhje sipas tyre do të duhej bërë me një marrëveshje mes të gjitha partive politike.

Mushkolaj e Rashiti në INFO BOX të RTV Dukagjinit kanë vlerësuar se inatet personale të të gjithë liderëve të partive politike në vend janë qa të mëdha saqë kanë vlerësuar se pa ndërhyrjen e ndërkombëtareve nuk do të ketë tejkalim të situatës aktuale.

Analisti Imer Mushkolaj tha se ndërkombëtarët do të intervenojnë në zgjidhen e krizës por që këtë, sipas tij do ta bëjnë vetëm atëherë kur ata vlerësojnë se është momenti i fundit për të ndërhyrë.

FIDANISHTJA

Sipas tij, liderët e partive politike më shumë kanë vullnet për të krijuar kriza, sesa për t`i zgjidhur ato.

Mushkolaj ka thënë se zgjedhja e Hashim Thaçit president, vetëm sa do ta thellojë krizën aktuale, përderisa Naim Rashiti ka thënë se bazuar në informatat që posedon, koalicioni PDK- LDK tashmë i ka të sigurta numrat që e bëjnë shefin e PDK të parin e vendit.
Lista e përbashkët e partive opozitare sipas tyre mund të jetë e mundshme, duke vlerësuar se sikur opozita të mos përdorte koktej molotovi e gaz lotsjellës, në zgjedhje te ardhshme nacionale do të fitonte më shumë në përqindje.

Këta dy analistë kanë folur edhe për 8 vjetorin e shtetësisë së Kosovës duke thënë se shteti është në ndërtim e sipër por që duhet punë dhe sakrifica të mëdha në kompletimin e tij. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.