ARKATANA

Një letër gruas fëmijë

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Çdo pëllëmbë e dheut në atdhé, ka aftësinë e të bërit të korra, ka aftësinë e të bërit pemë dhe fruta, ka aftësi të ushqejë njerëzit e saj.

Në hapësirën tonë ku jetojmë
fal fuqisë së të mbjellave dhe të
korrave, Kosova është sofra jonë
toka që me aq zjarr e dashurojmë

Dhëndëri i mollës së kuqe, dhe
nusja e mollës së kuqe. Jo rrallë
shtriheshin tek qafat e livadheve
për të mbjellë një bimë shqiptari

Populli im, Kombi im, Atdheu im
plotë shpirtin e kam me Shqipëri
gjaku i lirisë ka rrënjë të thella
për aq sa koha jep frymë dhe merr

Mobi Casa

Mendja mund të bëjë më shumë
zemra e ka peshën më të rëndë
ajo i jep shpejtësinë kohës sonë
duke i fsheh lotët pa i përtypur

S´ka dashuri që se ka një pikë lot
s´ka dashuri që s´e fsheh një dhimbje
zemra e njeriut frikohet si toka
muret e saj çahet s´i vetëtimat!..

Rrustem Geci – Prishtinë, 2015