UBT

Shabani takon edhe Republikanët dhe OJQ “Perspektiva”

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Koordinatorja e Zyrës për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë,znj. Gentiana Shabani në vazhdën e takimeve në Komunën e Bujanocit u prit edhe nga kryetari i Partisë Republikane në Bujanoc z. Avdyl Ramadani si dhe është pritur nga Sevdail Hyseni nga “Perspektiva”.

Me kryetarin Ramadani, koordinatorja diskutoi për problemet preokupuese aktuale të qytetarëve të dëbuar nga Kosova Lindore me theks të veçantë pasivizimi i vendbanimeve por edhe për gjendjen aktuale politike shqiptare në Kosovën Lindore.

Ramadani e informoj koordinatoren për gjendjen aktuale politike në Kosovën Lindore, për diskriminimet në shkollim, punësim, në aktivitetet kulturore, shëndetësi etj.
Koordinatorja Shabani kërkoj që faktori politik shqiptar të jetë më unik sepse është e vetmja mënyrë që kështu shqiptarët të bashkohen dhe të përfaqësohen në mënyrën më dinjitoze, me qëllim që bashkërisht kauzën e Kosovës Lindore ta çojnë përpara.

UBT

Poashtu koordinatorja pati takim edhe me përfaqësuesin e shoqërisë civile “Perspektiva”në Bujanoc, z.Sevdail Hyseni.

Me të koordinatorja diskutoi për aktivitetin e shoqërisë civile, rolin e saj në jetën shoqërore, politike, sportive, kulturore etj.

Hyseni gjerësisht e informoi koordinatoren për aktivitetet e shoqërive civile në Bujanoc dhe vështirësitë në të cilat hasin në manifestimin e aktiviteteve shoqërore si shoqëri civile, ku shprehi brengën e përkrahjes shumë të vogël nga institucionet përgjegjëse./rajonipress/