Fundamenti

Gentiana Shabani takon deputetin Shaip Kamberi

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Koordinatorja e Zyrës për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë znj. Gentiana Shabani ka zhvilluar sot takim zyrtar në Komunën e Bujanocit, ku u takua me deputetin njëherit kryetarin e Partisë së Veprimit Demokratik (PVD) në Bujanoc, z.Shaip Kamberi.

Me zotin Kamberi, koordinatorja diskutoi për gjitha problemet aktuale të shqiptarëve të shpërngulur nga Kosova Lindore që jetojnë në Kosovë, sidomos çështjen e pasivizimit të vendbanimeve të Malësisë së Bujanocit dhe Karadakut të Preshevës, njëherit kërkoj që kjo shkelje e të drejtave të njeriut që po iu bëhet shqiptarëve të Kosovës Lindore të ngritët në organet më të larta të Serbisë dhe të Bashkimit Europian.

Deputeti Kamberi e njoftoi për zhvillimet politike në Kosovën Lindore, çështjen e emërtimit të sheshit, mos lejimin e librave shqip e shkeljet tjera nga pushteti serb atje.

KKVITI

Koordinatorja Shabani, insistoi vazhdimisht që subjektet politike shqiptare në Kosovën Lindore të unifikohen dhe të dalin me një listë të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme.

Krejt në fund të takimit, të dy palët u dakorduan që t’i bashkërendojnë veprimet e tyre për një të ardhme më të mirë të shqiptarëve në Kosovën Lindore./rajonipress/