Eko Higjiena

De Biasi: Kam kontribuuar për transferimet e lojtarëve shqiptarë

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Trajnerin e Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, e kanë kapur ethet e finaleve të Evropianit, i pari për të në rolin e trajnerit dhe i pari për Shqipërinë në një nivel kaq të lartë futbollistik.

Dhe natyrshëm shqetësimi më i madh për italianin janë futbollistët që nuk aktivizohen. Në një intervistë ekskluzive për Top Channel, ai ka thënë se ky është një problem shumë i madh për skuadrën që do të marrë me vete në Francë.

“Futbollistët që kanë ndërruar skuadër kanë bërë mirë që janë larguar nga skuadrat e tyre të mëparshme, pasi tani mund të kenë më shumë minuta aktivizimi. Nuk prisja që të shkonin në skuadra të mëdha, pasi ne nuk kemi yje dhe normalisht që edhe trajnerët e skuadrave të tyre kanë dëgjuar për ta. Kam kontribuuar sa kam mundur me kolegët e mi në Itali që një pjesë e futbollistëve të sistemohen”, ka deklaruar De Biasi.

UBT

Këtë fundjavë, në kampionatin anglez bëri debutimin me skuadrën e Machester City edhe kosovari Bersant Celina, i cili shihet si një nga talentet më premtues në futbollin evropian. De Biasi i vlerëson aftësitë e futbollistit dhe nuk përjashton mundësitë e përfshirjes së tij në skuadër.

“Celina është një nga talentet më premtues për të ardhmen. I ka të gjitha mundësitë edhe për të luajtur me Shqipërinë, por gjithsesi janë shumë pak minuta aktivizim për të. Jam i kënaqur që Sadiku dhe Cikalleshi kanë shënuar. U kam dërguar të dyve SMS”, është shprehur De Biasi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.