KKVITI

Një shkrim me shkas

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Me datën 13. 12. 2016, para pak ditësh, unë dhe bashkëfshatari im, plaku Arif Sherif Selmanin, si shumë herëve tjera, u bëmë bashkë. Qëllimi i takimit, ishte, udhëtimi për në Prishtinë, marrja pjesë, në promovimin e librit monografi, Salih Bajra , “Kushtrimi i kohës”, autor Ramadan Asllani, autor ky edhe i monografisë për Hasan Ali Remnikun.

Xha Arifi, tani i shtyrë në moshë, 84 vjeçar, siç e thotë vet a’i, me të shkrume, me te nanes, nuk di, muj me pas naj nja mashumë. Xhaa Arifi, është njëri nga bashkëpunëtorët më të ri, shumë i afërt i Hasan Ali Remnikut, thotë. “Jam kan korir i Hasanit. Nga Gjilani, deri në Prishtinë dhe anasjelltas, udhtuam me autobus. Nga pjesëmarrja xha Arifit në promovim, autori u ndie i nderuar.

Në promovim u takuam ne remnikasit , unë xha Arifi, Hasan Alia, nip i trimit Hasan Remniku, Nënkryetar i Komunës së Vitisë, poetja dhe veprimtarja ish e burgosura politike, remnikase me origjinë, Dije Lohaj, mbesa e Haxhi Ahmet Nezirit, burrë ne za për kohën, vajza e Dijes poetja e re Kaltrin Lohaj.

Aty, pos tjerëve, takuam dhe vitiasit, kritikun letrar, autorin e shumë librave ish profin tim, Ramadan Musliun, fqiun nga fshati Skifter-Gjylekar, autorin e disa librave, Hesat Kamberin. Xha Arifit, ju bë zemra mal. Xhaa Arifi ende është shumë i kthjellët, gjatë gjithë rrugës, nuk pushoj së rrëfyeri, për aktivitetin, të bëmat e Hasan Remnikit me shokë dhe angazhimin e tij. Me një rast tha. Ngo Demush, shumë kum hjek, vallahi veç shka nuk kum pjell, krejt kemi hjek, u kan ran, shka nuk ta merr menja, pi shumë e kujit u dasht mu rujt, jo veq ne luft, po deri sa jemi shliru. Lufta është e ranë ke ku ke’e, e ka pa edhe vet, por i rivi asht i ri nuk vet per kurxha, ani mu kan jetim, si une e Hasani, edhe do shok që i kemi pas, nuk ka kush te nal, s’ka sen që te pritë, hahah, qeshi nder veti, uli kokën, heshti për pak kohë, sikur iku në kohën e rrefimit. E shiqova, i thash vetes. E more Demush, kishe po shkrun, sa e Arifi, veq ka ikë, ka shku pa u rrefy në tërsi.

Deri sa unë po mendoja, xha Arifi veç e ngriti kokën, më shiqoj drejtë në sy, sikur ma lexoj mendimin, tha Kshyr more ti, kallxom kur `ti perzi, se ti, kaniher po shkrun, me ba mi shkru qeto mi qet te perzime, hahaha, qeshum dytë. Shumë nga udhëtart kureshtar nga ato që degjoni dhe pa dashje, kthenin kokën kah ne.

Uji Dea

Xha Arifi është dënuar politik, me burg të rënd, në moshën 18, moshë kjo që e ka shpetu nga një burg edhe më i gjatë. pra për bashkëpunimin me Hasan Ali Remnikun, ka të drejtë kur thotë se kam qen kurir i Hasanit.

Disa nga aktivitetet specifike të Arifit e që i rrëfen vetme gojën e ti. Ka ndërmjetësuar në kontaktin e par të Mësuesit patriot Mustaf Kokaj nga Kokajt e Karadakut, me Hasanin, pasi veç një natë edhe kishte qen mysafir në konakin e familjes Kokaj në fshatin kokaj dhe ishte bindur në besnikërinë e Mësuesit siç e thotë.

Kontakti kishte ndodh para se me i vra Mësuesi eproret UDB-së, në Remnik, Kishte ndermjetesue edhe në lehtësimin e bashkimit të Mesuesit me Hasanin pasi veç kishte kry, punë me datën 05.06.1951, siç ishte betu para Hasanit në prezencën e Arifit.

Xhaa Arifi është a’i i cili me kërkesën e Hasan Remnikut, ja kishte gjetë shtëpinë, udhëheqësit të UDB-së, në Viti, në bazë të cilave informatë, Hasani një natë i hyri ne shpi Veskit, ju kërcnu, t`i liroj nga burgi, gjithë remnikasit e burgosur, pas vrasjes së kryer nga Mësuesi, Mixhen Jah -Jahja Sejdiun, Qazim Ismajl Salihun dhe Arif Qerim Syla kusheri i Hasanit. të cilët vërtetë u liruan, prapë u burgosen, por veç pas vrasjes së Hasanit.

Në detaje e din rastin e vrasjes së Udbashve, nga momenti i nxjerrjes nga vendi ku ishin plagos deri në momentin kur vjen ushtria i merr , e thash plagos, sepse nuk vdesin menjëherë, vdesin më vonë. Shumë nga këto te dhëna veç janë në librin e Ramada Asllanit, Unë përherë të par e mësova në detaje, mënyrën e kontaktimit dhe bashkëpunimit të Hasanit me Mësuesin. kam pas konfuzion, nga shumë rrëfime krijohej përshtypja se Hasani e Mësuesi janë taku tek pas atentatit mbi Udbashet !./demush mehmeti/rajonipress/