Fundamenti

Thaçi e Beqaj të përgjigjen për aferën e PTK-së

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kontestimi i ‘AXOS’-it për dështimin e privatizimit.Qeveria ‘Mustafa’ hesht për ballafaqimin në arbitrazh

Deputetët e opozitës dyshojnë se qeveritarët e korruptuar qëndrojnë pas dështimit të procesit, që mund ta dëmtojnë buxhetin e Kosovës miliona euro

Ditë më parë në Hagë në Qendrën Ndërkombëtare për Zgjedhjen e Kontesteve Investive ka filluar procesi gjyqësor për ndërprerjen e procesit të privatizimit të Telekomit të Kosovës. Kompania amerikane “ACP Axos Capital” GMBH, e cila ishte shpallur fituese e tenderit të dështuar tashmë, ka paditur Qeverinë e Kosovës, duke kërkuar 50 milionë euro dëmshpërblim.

Uji Dea

Por, pavarësisht nisjes së këtij kontesti, pala kosovare më herët ka insistuar se kompania amerikane ‘ACP Axos Capital’ ka qenë e njoftuar që nga fillimi se Qeveria e Kosovës mund ta ndërpresë kontratën në çdo kohë, dhe se për këtë shteti nuk ka asnjë përgjegjësi ndaj saj. Përfaqësuese ligjore e Qeverisë së Kosovës në këtë rast është zgjedhur kompania amerikane “Patton Bogs”, e cila do të paguhet në vlerë prej 17 mijë e 700 dollarë nga buxheti i shtetit. Me gjithë pyetjet e dërguara në adresë të Qeverisë së Kosovës, Ministrisë së MZHE-së dhe të Financave të Kosovës, si edhe Prokurorisë së Shtetit që të prononcohen lidhur me këtë çështje askush nga zyrtarët e tyre nuk janë prononcuar për gazetën.

Milionat në xhepat e oligarkëve

Ndonëse ka dështuar si rasti më i madh i procesit të privatizimit , deri tash në Kosovë askush nga pushtetarët më të lartë të asaj kohe nuk kanë bërë ndonjë llogaridhënie se përse dështoi ky proces. Por, analistët e ekonomisë dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës nga spektri opozitar, janë të mendimit se dikush nga krerët aktualë të shtetit duhet që të japë përgjegjësi morale politike dhe penale për dështimin e procesit të privatizimit të PTK-së, që ndodhi dy vite më parë./kosova sot/