Eko Higjiena

Republikanet e Bujanocit i ofrojnë përkrahje Gentiana Shabanit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Të hënën koordinatorja e Zyrës për Preshevë Bujanoc, Medvegjë në Gjilan znj.Gentiana Shabani së bashku me kryesuesin e komitetit për Bashkëpunim Ndërkufitarë z.Kushtrim Kadriu, priten në një takim pune një delegacion të larte të Partisë Republikane nga Lugina e Preshevës të prirë nga Kryetari Avdil Ramadani, Sevdail Hyseni, Fatmir Sopi e Ramiz Rashiti, kurse i pranishëm ishte edhe veprimtari nga Malësia e Buajnocit, Hajrush Ramadani.

Qëllimi i kësaj vizite ishte njohja e aktivitetet e zyrës dhe problemet e qytetarëve shqiptarë të dëbuar nga Malësia e Bujanocit në Gjilan si dhe problemet e shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Fillimisht mysafirëve i dëshiroi mirëseardhje Koordinatorja Gentiana Shabani e cila në pika të shkurtra dha informacione lidhur me rolin dhe misionin e kësaj zyreje për qytetaret e zhvendosur nga Lugina e Preshevës në Gjilan.

Kurse Kushtrim Kadriu theksoi se koordinatorja e porsazgjedhur Gentiana Shabani brenda 11 ditëve të punës ka arritur t` i zhvilloj 12 aktivitete në shërbim të qytetarëve dhe kjo dëshmon për një seriozitet të madh në punë.

KKVITI

Kurse Avdil Ramadani kryetar i Partisë Republikane nga Lugina, foli për problemet me te cilat po ballafaqohen shqiptaret si komunitet në Serbi e posaçërisht banoret e zonave kufitare të cilëve me pa të drejtë po u pasivizohen vendbanimet dhe po shlyhen nga regjistrat e gjendjes civile.

Ramadani kërkoi një bashkëpunim në mes Republikanëve të Luginës dhe zyrës PMB në mënyrë që problemet e shqiptarëve brenda dhe jashtë kufirit me Kosovën të alarmohen në instanca më të larta vendore dhe ndërkombëtare.

Lidhur me diskriminimin e shqiptarëve të Malësisë nga pushtet lokale dhe qendrore, i paraqiti me shifra dhe faktet, Ramiz Rashiti kryetar i nëndegës republikaneve nga Muhoci duke ngritur shqetësimin e shpërnguljes se mëtejme të atyre pak banorëve që jetojnë në Malësi./rajonipress/