KKVITI

Terri

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kam zgjatur duart, Kam ecur mbi rerë, Me gjet, Portokallen e humbur, Te një breg që e hante uji

Gjithë natën e lume
Ne një shteg që
S’e shoh unë
Hynë gjithë ai zë
Që ulët nga qielli
Ku mund të hapet
Kjo zbrazëti
Me mbushë pak shpirtin
dritë

Portokallia që s’shihet dot
Shtrydh pa ja da
Pika të ëmbla mbi buzët e egra
T’atij bregu që hante uji
Kur u ngrit terri lart aq lart portokallen
Sa s preket më me dorë as me sy
Një zë që vjen nga larg
Kish shtrydhur portokallen që mbaja në shuplake

Fundamenti

Basri Çapriqi

( Gjilan, 30 Kallnor 2016 )