Uji Dea

Mefail Limani e uron dhe i ofron përkrahje Gentiana Shabanit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Sot koordinatorja e Zyrës për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë znj. Gentiana Shabani priti në zyre kryetarin e këshillit për malësi të Buajnocit z. Mefail Limanin. Gjatë këtij takimi u diskutua për projektin madhorë dhe kapital të asfaltimit të rrugës Muhoc-Zarbicë, i cili projekt po drejtohet nga ky këshill dhe po bëhet me vetë financim nga banorët e këtij regjioni duke u ndihmuar edhe nga njerëzit e vullnetit të mirë nga gjitha trevat e Shqipërisë etnike.

Kryetari Limani njoftoi për punën e madhe qe është bërë në këtë drejtim në grumbullimin e mjeteve financiare me theks të veçantë u lavdërua puna e madhe qe është bërë nga këshilli që vepron në diasporë dhe nga kryetari i tij Hasan Sherifi.

Gjithashtu kryetari Limani njoftoi edhe për ecurinë e fillimit të punës në praktikë të kësaj rruge dhe shprehu bindjen se ky projekt do të nise së shpejti dhe do të finalizohet me asfaltimin e kësaj rruge e cila hap dyertë për kthimin e banorëve në shtëpitë e tyre.

Uji Dea

Kurse Kryesuesi i komitet për “Bashkëpunim Ndërkufitar” Kushtrim Kadriu falënderoi z. Limanin për rolin e madh që ka luajtur në unifikimin e këshillit dhe ruajtjen e frymës për një punë të sinqertë e të pa ngjyrosur politikisht në këtë projekt madhorë.

Palët u dakorduan në intensifikimin e bashkëpunimit për të mirën e Malësisë së Bujanocit e në të mirë të regjionit të Kosovës Lindore./rajonipress/