Fundamenti

Xhelili: Gjilani meriton një qeverisje më të suksesshme komunale

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Kryesia e Degës së Republikanëve të Kosovës për Gjilan, vlerëson se qytetarët e Gjilanit, janë të zhgënjyer me politikat e mëhershme të qeverisjes lokale 10 vjeçare të dy partive PDK e LDK. Dëshpërimi elektoral gjilanas u kthye në një ndëshkim për PDK, gjatë zgjedhjeve të vitit 2013 për pushtet lokal, duke e favorizuar partinë tjetër LDK, e cila edhe më herët ishte në pozitë.

Ndërrimi i pushtetit me rotacion në Gjilan: LDK-PDK, e anasjelltas, si duket nuk po jep rezultate pozitive. Shkon Sale vjen Bala e problemet mbeten të njëjta. Qytetarët e Gjilanit, prej vitesh përballen me probleme të shumta të natyrës politike dhe ekonomike. Politika korruptive, pasiguria qytetare, varfëria e skajshme, papunësia ekstreme e probleme të tjera, e kanë bërë Komunën e Gjilanit, një mal me probleme ka thënë Selver Xhelili.

Kësaj politike të njëanshme, provinciale dhe madje krahinore, të cilët e kanë udhëhequr subjektet e deritashme pushtetare në Gjilan, kanë bërë që kjo komunë të ngelet nga komunat më pak të zhvilluara në Kosovë. Shkurt, Gjilani, nuk tregoi ambient të volitshëm për investitorët e huaj, madje u anashkaluan keq edhe nga vetë Qeveria e Kosovës.

Shkaqet e një defekti të tillë, Republikanët e Kosovës – Dega në Gjilan, e shohin edhe te ndikimi i politikave nga jashtë Anamoravës, të personave jabanxhinj, të cilët në këtë komunë vijnë me xhipa luksozë, për të na mësuar si bëhet politika dhe pushteti. Këta jabanxhinj drenicakë dhe llapjanë, duke u thirr në Ushtrinë e Ibrahim Rugovës, mblodhën vota në Gjilan dhe e sollën në pozitë LDK-në.

UBT

Po mbushen gati tre vjet nga qeverisja lokale e LDK-së, e problemet mbeten po ato të vjetrat. Qytetarët kanë filluar të zhgënjehen, ta humbin besimin te të zgjedhurit e tyre, të cilat asessi t’i mbajnë premtimet elektorale. Ata nuk i përmbushën premtimet, por përkundrazi edhe më shumë i ngarkuan qytetarët me probleme artificiale. Këto mashtrime dhe lajthitje, që erdhën nga jabanxjinjtë, Gjilanin e futën në një qorrsokak politik dhe kolaps ekonomik.

Republikanët e Kosovës – Dega në Gjilan, kërkojnë nga qytetarët e sidomos rinia dhe gjithë ata që ndien në zemër e shpirt frymën luftarake të ushtarëve të legjendës së rezistencës kombëtare të Adem Jasharit dhe të prijësit shpirtëror të presidentit të parë të Kosovës dr. Ibrahim Rugova, t’i bashkohen rrugës së republikanëve, për ta ndryshuar konceptin e vjetër e primitiv të qeverisjes lokale në Gjilan.

Me Republikanët e Kosovës – Dega në Gjilan, do të kemi një projekt të përbashkët, të mbështetur në një vizion të ri, për një jetë më të mirë e me perspektivë në këtë komunë dhe më gjerë. Me republikanët do të kemi një alternativë të re të qeverisjes, ku pushteti do të jetë një shtëpi e përbashkët për qytetarët dhe do të shtrihet sa më afër tyre, duke përjashtuar politikën e „kanuneve“ dhe „jabanxhinjve“, ngase vetë jemi të aftë të qeverisim vendin, thuhet në kumtesën e nënshkruan nga kryetari i Degës së Republikanëve të Kosovës, në Gjilan, Selver Xhelili./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.