Mobi Casa

Partitë ia zgjasin luksin vetes

/ 5 minuta lexim
FIDANISHTJA

Para tri ditësh, në mbledhjen e fundit të Qeverisë së Kosovës, është miratuar dhe proceduar për në Kuvend, pas një zvarritje të madhe, Projektligji për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik, i tërhequr nga rendi i ditës disa herë nga ekzekutivi i vendit.

Zyrtarët vazhdojnë ta zhvatin buxhetin

Para tri ditësh, në mbledhjen e fundit të Qeverisë së Kosovës, është miratuar dhe proceduar për në Kuvend, pas një zvarritje të madhe, Projektligji për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik, i tërhequr nga rendi i ditës disa herë nga ekzekutivi i vendit.

Miratimin në këtë fundvit nga ana e Qeverisë, ekspertët e fushës së legjislacionit e shohin si një skenar të ri të qëllimshëm, që të blihet kohë edhe me një dështim të ri eventual të miratimit në Kuvend, vetëm e vetëm që të vazhdojnë të ruhen të paprekshme interesat dhe shpërblimi i padrejtë i klientelave politike dhe militantëve partiakë brenda institucioneve të shtetit me pozita të shumëfishta. Ekziston dyshimi se procedimi në fund të vitit është një skenar i paramenduar mirë i dështimit të radhës, edhe për faktin se tradicionalisht procedurat janë të stërzgjatura nga miratimi në Qeveri, procedimi në Kuvend dhe trajtimi në komisione mes dy leximeve, dhe deri atëherë edhe vendi mund të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme në vitin vijues, kurse ligji mbetet përsëri në arkivat e Kuvendit.

Muhamet Kelmendi është më se i sigurt që edhe ky procedim i ri i ligjit me plotësimndryshime të reja nuk do të marrë në këtë mandat votën e deputetëve, por është bërë thjesht një lojë politike në fund të këtij viti.

United Hospital

Zyrtarët e lartë me përfitime të mëdha

Sipas Kelmendit, viti që vjen përveçqë mund të jetë vit zgjedhjesh dhe i thellimit të krizës nga Gjykata Speciale, do ta nxjerrë krejtësisht jashtë agjende miratimin e këtij ligji, me të cilin cenohen interesat e klientelave politike, si të pozitës edhe të opozitës. “Ligji për parandalimin e konfliktit të interesit, edhe në fillim të mandatit të kësaj qev-erie është tërhequr me qëllim të caktuar nga procedura parlamentare, sepse të gjitha strukturat politike, të partive politike, fillimisht atyre në pozitë, madje edhe atyre në opozitë, kanë njerëz të punësuar në jo vetëm një, por edhe në nga dy, tri-katër e pesë vende të ndryshme pune, nëpër tri-katër borde e po aq edhe nëpër institucione të arsimit, deri në emërimet, që janë bërë nëpër komisione të ndryshme, ku paguhen nga buxheti i shtetit, prandaj është krejtësisht jashtë logjikës që këto parti politike të pajtohen dhe ta bëjnë një ligj të tillë”, u shpreh ai. “Nuk e bëjnë këtë, sepse çdokund në botë me ligj ndalohet mundësia e marrjes së më shumë se një page nga buxheti i shtetit, dhe maksimalisht mundet edhe një gjysmë rroge, por përndryshe nuk lejohet përtej kësaj. Ka ministra dhe zëvendëskryeministra, të cilët me angazhimin e tyre nëpër disa institucione të ardhurat e tyre shkojnë deri në 12 mijë euro në muaj, prandaj është jashtë çdo optimizmi që këta të bëjnë një ligj të tillë që ndalon këto benefite”, tha prof. Kelmendi për “Kosova Sot”.

Lojë politike e pushtetit

Lojë politike e sheh këtë ligj edhe analisti Blerim Burjani. “Ligji për parandalim të konfliktit të interesit është lojë politike, ngase ky ligj edhe pse është kaherë në fuqi, është plotësuar dhe ndryshuar disa herë, prapëseprapë ka mbetur një dokument kot dhe vetëm sa për procedim formal. Fare rrallëherë ndodh, për të mos thënë se nuk ndodh asnjëherë, që të ndalet konflikti i interesave në ushtrimin e detyrës zyrtare nëpër shumë institucione publike”, ka theksuar ai. “Konflikt interesi është edhe me dërgu njerëz të partive politike nëpër ambasada dhe borde profesionale, sikur është konflikt interesi mbajtja e disa vendeve të punës. Madje, ka sekretarë të ministrive me libreza partiake në xhepa dhe gjithçka tjetër që është veprim i kundërligjshëm dhe konflikt eklatant i interesit në këto institucione dhe në këtë vend, e ky ligj që është në fuqi, por as edhe ndonjë ligj tjetër nuk i ka ndalur dhe as që është e pritshme se do t’i ndalë abuzimet e tilla, derisa nuk ka vullnet politik për zbatim dhe respektim të ligjeve”, tha Burjani.

Efekt nga miratimi eventual në parlament i këtij ligji nuk parasheh as Riza Smaka, ndonëse bindja e tij është që megjithatë ligji nuk do të miratohet as në këtë mandat, sado që ka kaluar në Qeveri. “Sikundër zakonisht, jo vetëm Ministria e Drejtësisë, por edhe ministri të tjera vonohen, madje tepër për kryerjen e detyrimeve funksionale, herë nga neglizhenca, herë nga motivet korruptive e jo rrallëherë nga të dyja “, u shpreh ai./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.