Gentiana Shabani rrëfehet edhe para Nazim Gagicës, kërkon lehtësira për banorët e Luginës
Gjilan – Të hënën koordinatorja e zyrës për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë znj. Gentiana Shabani takoi drejtorin e administratës Nazim Gagica me të cilin diskutoi për problemet e mos pajisjes me dokumentet e identifikimit për banorët e dëbuar nga Kosova Lindore.
Gjatë kësaj bisede të frytshme në mes të koordinatores Gentina Shabani dhe të drejtorit, Nazim Gagica u dakorduan për bashkëpunim të ndërsjellë në arritjen e një zgjidhje përfundimtare dhe të kënaqshme për banorët të cilët jetojnë në Republikën e Kosovës tash e 16 vite e që ende nuk u pajisen me dokumente të identifikimit.
Gjithashtu u arrit dakordim që së bashku drejtoria dhe zyra për Preshevë Buajanoc, Medvegjë të bëjnë presion në institucionet relevante për ndryshim plotësimin e ligjit për shtetësi e i cili ligj është as pak i favorshëm për banorët e dëbuar nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja./rajonipress/


