Sinani pritet të hetohet nga Prokuroria e Gjilanit
Gjilan – Jetish Maloku kryeprokuror në Gjilan tha për rajonipress se edhe pse s`ka asnjë informacion zyrtar për rastin, megjithatë fotot e botuara janë shqetësuese nëse vërtetohet se ai nuk posedon lejen valide për gjueti apo për armën me të cilën është përdorur.
Ndonëse i është dukur si vikend i relaksuar me shokë në një ditë gjuetie, Begzad Sinani mund t`ia shoh sherrin fotove të publikuar në fb e tij ku shihet ai pranë një derri të egër i rrethuar nga miqtë e tij të armatosur me armë të gjuetisë.
I kontaktuar nga rajonipress Jetish Maloku kryeprokuror në Gjilan tha se fotot janë shqetësuese dhe Sinani do të përballet me drejtësisë nëse vërtetohet se ai nuk ka leje të gjuetisë.”Ne si prokurori nuk kemi kurrfarë informacioni për rastin për të cilin e trajtojnë portalet e ndryshme, por shpejt do hetoj rastin në fjalë, dhe nëse vërtetohet ajo çfarë po thuhet, sigurisht do bëhet përgjegjës secili e edhe një zyrtar aq i lartë komunal nëse vërtetohet se nuk posedon lejen valide për gjueti apo për armën me të cilën është përdorur” tha Maloku.
Maloku tha se Prokuroria Themelore në Gjilan do administroj të gjitha ato foto dhe brenda një kohe të shkurtër do njoftoj opinionin për lajmin e dhenë nëse do jetë vërtetë i argumentuar me pretendimin se është pa leje kompetente./rajonipress/


