FIDANISHTJA

Amir Jakupi: Një shëndetësi e zymtë, dhe e pashpresë, para kolapsit e rrënimit

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Amir Jakupi i cili drejton OJQ “Fortesa” ka përjetuar disa përvojë të tmerrshme në QKMF e Kamenicën por edhe në Emergjencën e Gjilanit. Njerëzit e këtij vendi po e ndjejnë thellë në shpirt e kuletë moskujdesin shëndetësor, zhvatjen e korrupsionin. Një shëndetësi e zymtë, dhe e pashpresë, para kolapsit e rrënimit. Mjerisht në këto qendra e spitale më shumë infektohesh e sëmuresh, sesa shërohesh shprehet Amir Jakupi.

Amir Jakupi në cilësinë e qytetarit ka rrëfyer për disa momente të pakëndshme që i kanë ndodhur derisa ai është ndodhur nëpër sportelet e QKMF në Kamenicë dhe Emergjencën e Gjilanit.

Reagimi i plotë i Amir Jakupit.

Refuzimi për ta dhënë injeksionin në 3 të mëngjesit në QKMF-në e Kamenicë, pse s’na qëlluan para të imta për ta paguar plaçkën prej 2 eurove. Në këtë Qendër, pos ndonjë shikimit të ndonjë seriali pasdarke, fshehjes së ilaçeve apo orientimi në ordinanca private, nuk ka ndonjë rast tjetër serioz që vlen për tu gjykuar.

Në sportelin e një reparti në Spitalin Rajonal të Gjilanit, na u dashtë ta përsërisim tri herë një pyetje, sepse disa kujdestare në sportel po bënin një bisedë të zakonshme për grimin dhe thonjtë;

Uji Dea

Rreth një orë na u dashtë të prisnim në Emergjencën e Gjilanit derisa erdhi mjeku i urgjencës. Pas disa telefonatave me radhë, shoferi u nis drejt shtëpisë së tij për ta marrë. Kur erdhi me sy të ënjtur nga gjumi, me u frikësue me i hy në duar.

Në një tjetër rast, një mjek i Urgjencës poashtu, në një moment kritik tonin, kishte qëlluar një dasmë diku në periferi të Gjilanit dhe pas nja 45 minutash pritjeje erdhi si ‘dhëndër’;
Pas një pritjeje tjetër jo fortë të gjatë, në një mëngjes të para disa ditëve, erdhi një mjek me një sjellje shtazarake na tha se “S’jeni për urgjencë, shkoni në ambulantë”.

Dhe një rast i fundit, një i njohuri i imi, u detyrua t’i jepte ryshfet një mjeku për t’ia përshpejtuar hyrjen në operacion.

Mjaftojnë këto përvoja të mia personale dhe qindra të tera të dëgjuara, por edhe të publikuara në media, për të dhënë një vlerësim për horror-shëndetësinë kosovare.

Njerëzit e këtij vendi po e ndjejnë thellë në shpirt e kuletë moskujdesin shëndetësor, zhvatjen e korrupsionin. Një shëndetësi e zymtë, dhe e pashpresë, para kolapsit e rrënimit. Mjerisht në këto qendra e spitale më shumë infektohesh e sëmuresh, sesa shërohesh shprehet Amir Jakupi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.