FIDANISHTJA

Ramosaj: Forumi për politika zhvillimore ofron zgjidhje të problemeve

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Berim Ramosaj, profesor i Fakultetit Ekonomik në Universitetin e Prishtinës, ka thënë se Forumi për Politika Zhvillimore do ta grumbullojë elitën politike intelektuale një vend, e cila nëpërmjet analizave dhe punimeve shkencore do të ofrojë zgjidhje të problemeve për disa institucione, të cilat sipas tij, janë në krizë për njerëz profesional.

Ai ka bërë me dije për ‘Epokën e re’ se pjesë e këtij forumi do të jenë anëtarët të cilët e kanë të përfunduar shkollimin në universitete prestigjioze dhe nuk janë të ndikuar nga politika.

Hidromorava

Ramosaj tha se duke e parë nevojën e analizave të thukëta shkencore në vend, është marrë vendim të formohet ky Forum pasi, sipas tij, në Kosovë politikat formohen ‘ad hoc’ dhe në baza të interesave të ngushta klanore dhe politike.