UBT

Nevzati: Luta ose s`ka fuqi ose është i shantazhuar?

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Ky Kryetar ose s`ka fuqi me i shpall të pranuarit ose është shantazhuar nga individ të caktuar në LDK. Andaj kërkojmë urgjentisht t`i bëjë publike këto lista ose në të kundërtën jemi të detyruar nga kandidatët së basku me ta, ta bllokojmë zyrën e Kryetarit edhe pse si Parti Demokratike s`jemi të interesuar për një veprim të tillë ose lendet t`i dërgojmë në Prokurorin e Shtetit ka thënë Bujar Nevzati.

Në seancën e sotme Këshilltari nga radhët e PDK-së Bujar Nevzati ka ngritur çështjen e mos shpalljes së kandidatëve të pranuar në DKA. “Kjo që po ndodhë në DKA e Gjilanit është rast i rrallë që mund të ndodhë në ndonjë Komunë të Kosovës. Kryetari i Komunës, në njërën anë del para publikut e lavdërohet, që jemi Komuna e parë, që jemi Komuna ma transparente, a në anën tjetër detyrat kryesore, siç është Arsimi e Shëndetësia nuk i kryen ose i kryen si është ma se keqi” ka shtuar Nevzati.

Uji Dea

Nevzati ka thënë se në tetor e ka shpallur konkursin në QKMF e në muajin nëntor në DKA,e akoma si ka shpallur listat e të pranuarve. “Ky Kryetar ose s`ka fuqi me i shpall të pranuarit ose është shantazhuar nga individ të caktuar në LDK. Andaj kërkojmë urgjentisht t`i bëjë publike këto lista ose në të kundërtën jemi të detyruar nga kandidatët së basku me ta, ta bllokojmë zyrën e Kryetarit edhe pse si Parti Demokratike s`jemi të interesuar për një veprim të tillë ose lendet t`i dërgojmë në Prokurorin e Shtetit”.

Nevzati ka thënë se me këto veprime Luta arsimin dhe shëndetësinë e Gjilanit po e kthen atje ku e ka pas lanë në vitin 2007./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.