Mobi Casa

Seanca e parë e Kuvendit për këtë vit do të mbahet më 28 janar

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Seanca e parë e sesionit të ri të Kuvendit të Kosovës, do të mbahet në fund të muajit janar.

Kuvendi i Kosovës zyrtarisht punimet e sesionit pranverorë është dashur ti filloje më 18 janar, por kjo është shtyrë për 10 ditë, pra për ditën e enjte të datës 28 janar, kanë bërë të ditur burime të lajmi.net, brenda Kuvendit të Kosovës.

Ky burim ka treguar gjithashtu, se mbledhja e Kryesisë së Kuvendit do të hënën e javës së ardhshme ku edhe do të zyrtarizohet data për mbajtjen e seancës plenare të Kuvendit.

Fillimi i sesionit vjeshtor të Kuvendit të Kosovës i vitit 2015, kishte filluar me bllokim të disa seancave nga paritë opozitare, duke hedhur gaz lotsjellës në hapësirat e Kuvendit, në shenjë kundërshtimi të dy marrëveshjeve atë për Asociacionin e Komunave Serbe dhe Demarkacionin me Malin e Zi.

FIDANISHTJA

Me situatë të njëjtë Kuvendi ishte përballur gjatë gjithë pjesës së dytë të vitit të kaluar që kishin detyruar pozitën parlamentare që disa nga punimet e seancave të mbahen në sallën alternative.

Këto seanca nga Opozita ishin cilësuar si jo ligjore.

Edhe sesioni i ri pritet ta ketë të vështirë funksionimin normal, pasi opozita po këmbëngul në qëndrimin se do të vazhdohet me bllokimin e punës së Kuvendit deri në tërheqjen e nënshkrimeve nga marrëveshja për Asociacionin dhe ajo për Demarkacionin me Malin e Zi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.