Matoshi bënë publike investimet e Qeverisë në Kamenicë për vitin 2016
Kamenicë – Vetëm 700.000 mije euro investime nga Buxheti i Republikës së Kosovës për vitin 2016, për Komunën e Kamenicës. Ky buxhet është vërtet tejet i pamjaftueshëm për nevojat që ka komuna e Kamenicës ka thënë Fatmir Matoshi.
Nënkryetari i Komunës së Kamenicës Fatmir Matoshi ka dhënë vërejtje disa herë rreth investimeve të pakta që ka bërë ose do të bëjë Qeveria e Kosovës në këtë komunë.
Ai së fundit edhe ka bërë publike shumën e mjeteve që do të investojë Qeveria dhe projektet e aprovuara.
Sipas Matoshit projektet e aprovuara e që do të investohen nga Qeveria ën vitin 2016 në Kamenicë janë: Ura e fshatit Topanice 50.000 euro, shtresim me asfalt, Hajkobille (te xhamia)- Zajqec -Tyxhec (Novak) 150.000 euro, asfaltimi i rrugës Muqiverc-Krenidell 100.000 euro, Palestra e Sportit në Kamenicë- 300.000 euro, Kalaja e Dardanës Kulina- 30.000 euro, kulla e Nuhi Berishës – Sfirce – 15.000 euro, Ndërtimi i kanalizimit fekal në Kamenicë L. “Malësia e re” – 55.000 euro.
Matoshi ka thënë se do të angazhohemi fuqishëm për aq sa na krijohen mundësitë për të siguruar edhe projekte të tjera nga fondet e Komisionit Evropian dhe donatorë të tjerë./rajonipress/


