HW

Ministrat e Mustafës, në vallen e krimit me PDK-në

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Pasojat ekonomike të qeverisjes së keqe. Qeveria e mashtroi popullin me zotimet kundër monopoleve

Ekspertë dhe deputetë nga opozita thonë se Prokuroria duhet që të hetojë rrjetin kriminal të Qeverisë me oligarkët, që ngulfat bizneset e ligjshme, sepse janë ministrat përgjegjës dhe fajtorë që po i tolerojnë oligarkët të shkatërrojnë ekonominë e Kosovës, duke i mbajtur ata mbi ligjin

Para më shumë se një viti, kur erdhi në krye të Qeverisë së Kosovës, me gjithë premtimet që kishte bërë se ndër prioritetet e ekzekutivit që ai e drejton do të jetë lufta ndaj kompanive që kanë krijuar monopole në tregun e Kosovës, veç deklaratave mediale deri sot nuk pati ndonjë veprim konkret nga Qeveria e Isa Mustafës.

HW

Tri ministritë që drejtohen nga ministrat e LDK-së, në MTI, Ministrinë e Infrastrukturës dhe Financave, ku hyjnë Dogana dhe ATKja, vazhdojnë të heshtin rreth çështjes së monopoleve. Njohës të kësaj fushe thonë se kjo ndodh për shkak se bizneset monopoliste të udhëhequra nga oligarkët e qeverisë këtë po e arrijnë në saje të korrupsionit që i lidh oligarkët me pushtetarët.

Sipas analistëve, nuk është në interesin e pushtetarëve që të bëjnë publike edhe për opinionin publik identifikimin e bizneseve monopoliste, sepse tyre qëndrojnë vetë mafiozët e politikës dhe pa ndihmën e tyre këto biznese nuk do të kishin asnjë gjasë që të krijojnë monopol në ekonominë e Kosovës./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.