FIDANISHTJA

Haziri: Janari u bë muaji më i rëndësishëm pas nëntorit

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Nën organizimin e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, është mbajtur sot “Akademia e Flakës”, në kuadër të manifestimit “Flaka e Janarit 2016” për të nderuar sakrificën e dëshmorëve për lirinë e shqiptarëve, në të cilin kanë marrë pjesë përfaqësues nga jeta institucionale e kulturore, familjarë të dëshmorëve e qytetarë të shumtë.

Në fjalën e rastit, kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri tha se heronjtë, dëshmorët e martirët u bënë shembulli më i mirë i sakrificës, jo në familje e lagje e qytet, po kudo që jetojnë shqiptarët në trevat etnike.

“Gjilani për 25 vjet rresht në mënyrën e vet më të veçantë të mundshme nderon të gjithë ata që sakrifikuan për lirinë, për Republikën, për shqiptarët kudo që janë. Ata nuk luftuan për Gjilan e Anamoravë. Ata u kryengritën për të drejtat e shqiptarëve kudo që jetojnë. Ata unë bënë shembulli më i mirë i sakrificës, jo në familje e lagje e qytet, por kudo që jetojnë shqiptarët në trevat etnike, gjithë ai mal i madh i mërgimtarëve anë e kënd botës që ishin pjesë e pandashme e përpjekjeve për liri dhe pavarësi. Më lejoni t’i kujtoj me këtë rast me përulje heronjtë e dëshmorët e Gjilanit e Anamoravës që nga Idriz Seferi, Mulla Idriz Gjilani, Rexhep Mala, Nuhi Berisha, Kadri Zeka, Zija Shemsiu, Reshat Ymeri, Halim Orana, Agim Ramadani dhe të gjithë dëshmorët tjerë”, tha Haziri.

Haziri ka kërkuar drejtësi për Kadri Zekën e vëllezërit Gërvalla sepse, siç tha, duke qenë heronjë dhe emblemë, ata e meritojnë dhe ne e meritojmë që të dihet saktësisht kush qëndroi prapa këtyre vrasjeve mizore.

Hidromorava

“Ky 17 janar i ftohtë i shënon me ngjyra të kuqe, ngjyrën e gjakut, rënien heroike të Kadri Zekës. Ju familje të dëshmorëve, mbi të gjitha sot jeni krenarë, jeni të fortë dhe jeni përballë kësaj situate që vendi ynë kërkon edhe më tutje të luftojë për lirinë e plotë. Sot, mbi tri dekada ne presim drejtësi e cila akoma nuk ka folur. Ne kërkojmë drejtësi për Kadri Zekën e vëllezërit Gërvalla sepse duke qenë heronjë dhe emblemë, ata e meritojnë dhe ne e meritojmë që të dihet saktë kush qëndroi prapa këtyre vrasjeve mizore. Janari i madh e i përgjakshëm u bë muaji më i rëndësishëm pas nëntorit, i cili lidhet me lirinë e shqiptarëve”, ka shtuar kryetari i Gjilanit.

Ai theksoi se dëshmorët na mësuan të mos e pranojnë padrejtësinë, të mos frikohemi të rezistojmë e të luftojmë për të drejta, liri e unitet.
“Ne shqiptarët ende nuk e kemi lirinë e plotë. Ne shqiptarët ende nuk jemi bashkë në Ballkan dhe në Europë duhet të hyjnë të bashkuar në një komb i cili është amaneti më i madh i dëshmorëve”, u shpreh Haziri.

Një fjalë rasti pati edhe doajeni i veprimtarisë kulturore dhe gazetarisë, Hasan Bunjaku, i cili vlerësoi se pas rënies së dëshmorëve lindi ideja e manifestimit kulturor “Flaka e Janarit”, duke shtuar se në kohën e paraluftës janë përballur me shumë sakrifica e probleme për të organizuar këtë manifestim, i cili po vazhdon edhe pas 25 vjetëve me krenari./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.