Mobi Casa

Qeveria pret nga FMN-ja kredinë 35 milionëshe

/ 2 minuta lexim
HW

Bordi i Drejtorëve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, në mbledhjen e mbajtur dje, ka vlerësuar progresin e Qeverisë së Kosovës në forcimin e pozitës fiskale dhe financiare të vendit, si dhe në implementimin e reformave për rritje të qëndrueshme ekonomike.

Kështu thuhet në një komunikatë të Ministrisë së Financave, sipas së cilët ky bord ka vlerësuar lart përfromanca e të hyrave, menaxhimi i mirë i shpenzimeve, rritja e bilancit fiskal, si dhe përformanca e sektorit financiar.

“Gjithashtu është konstatuar se Qeveria me sukses i ka përmbushur të gjitha obligimet që dalin nga marrëveshja, përfshirë targetet në të hyra dhe shpenzime buxhetore dhe bilancin bankar, kriteret strukturore dhe veprimet paraprake”, thuhet në komunikatë.

Mobi Casa

Si rrjedhojë, në ditët në vijim, Qeveria pret që FMN të bëjë disbursimin e transhit të dytë të financimit prej rreth 35 milionë Euro.

“Ashtu si deri më tani, Ministria e Financave dhe Qeveria e Kosovës, do të vazhdojë me implementimin e reformave të parapara me dokumentet strategjike të Qeverisë, si parakusht për një rritje më të shpejtë të ekonomisë, duke intensifikuar bashkëpunimin me FMN dhe institucionet e tjera relevante që përkrahin Qeverinë e Kosovës në agjendën e saj zhvillimore”, thuhet në komunikatë.

http://koha.net/?id=27&l=93795

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.