KKVITI

Luginë: Lejohen për përdorim tekstet nga Gjuha Shqipe?

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Kryetari i Komisionit për arsim parashkollor, fillor dhe të mesëm i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Zejni Fejzullahu, ka bërë të ditur se është lejuar përdorimi i disa teksteve nga Gjuha Shqipe.

Ai kështu bëri të ditur në një postim në Facebook, njofton Bujanoci.net

“U lejuan për përdorim tekstet e para për shkolla të mesme

Uji Dea

Me kërkesë të këshillit Nacional, përmes shtëpisë botuese Albas, u miratuan tekstet e para për shkolla të mesme.

Opinioni është i informuar se për shkolla të mesme nuk kemi pasur asnjë tekst të lejuar për përdorim. Tani është bërë hapi i parë në këtë drejtim.

Tekstet nga Gjuha Shqipe për shkolla të mesme janë të importuara nga Republika e Shqipërisë dhe tani mund të përdoren legalisht në shkolla të mesme”, shkruan Fejzullahu në Facebook.