Bastiset një shtëpi në Kamenicë, policia konfiskon armë dhe fishekë
Gjilan – Në bazë të urdhëresës së lëshuar me shkrim nga Gjykata Themelore në Gjilan, është kryer bastisje në rrugën “Adem Jashari” në Kamenicë në shtëpinë dhe objektet përcjellëse pronë e të dyshuarit Shqiptar Shtetas i Kosovës.
Policia e Kosovës njësitet hetuese nga Kamenica gjatë bastisjes kanë gjetur dhe konfiskuar një armë të llojit AK-47 me një Karikatorë dhe Dy (2) copë fishek të kalibrit 7.62 mm.
Për rastin në fjalë është njoftuar Prokurori i cili ka urdhëruar që rasti të procedohet në Prokurori në procedurë të rregullt njoftoj Ismet Hashani zëdhënës i policisë./rajonipress/


