Sipas Nexhmijes, Enveri gjithmonë thoshte: Eh, ç’burra ka Kosova!
Telegrafi më poshtë ju risjell intervistën që më 2003 e ka realizuar gazetarja Frida Malaj me Nexhmije Hoxhën, gruan e Enver Hoxhës. Intervista është botuar më 2003 në Javoren Politike Shqiptare “Zëri”.
– Në çfarë rrethanash jeni njohur me Enver Hoxhën?
Takimi i parë me Enverin!
HOXHA: Për herë të parë e kam njohur atë në demonstratën e 28 tetorit 1941, në prag të themelimit të Partisë Komuniste të Shqipërisë, për të cilën kis


