KK i Bujanocit voton buxhetin për vitin 2016
Në mbledhjen e fundit të rregullt të kuvendit komunal të Bujanocit për këtë vit, e cila u mbajt sot, pas rreth 9 orë diskutimesh dhe debateve të shumta, me 26 vota pro dhe 9 kundër është votuar buxheti i komunës së Bujanocit për vitin 2016.
Edhe pse me disa ndryshime të vogla gjegjësisht në investimet në infrastrukturë buxheti ka kaluar me shumicë votash të këshilltarëve komuna.
Vlenë të theksohet se për dallim nga vitet e kaluara kur buxheti ishte linearë, për herë të parë buxheti i komunës së Bujanocit për vitin e ardhshëm do të jetë buxhet programorë./BujanociNet/


