Eko Higjiena

Rektori Hajrizi përfaqëson Kosovën në Konferencën Ndërkombëtare të Arsimit të Lartë, në Barcelonë

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, ditëve të fundit ka qëndruar në Barcelonë, ku ka përfaqësuar Kosovën në një konferencë për HERE dhe misionin: “Kontributi në reformat e arsimit të lartë”.

Në cilësinë e udhëheqësit të grupit të ekspertëve të arsimit të lartë të Kosovës, rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, gjatë qëndrimit në Barcelonë, është takuar edhe me stafin e Agjencisë së EU-së.

ARKATANA

Ai gjithashtu është takuar edhe me ekspertë dhe përfaqësuese të shumë vendeve të Evropës dhe vendeve partnere.

UBT ka partneritet me më shumë se 250 universitete ndërkombëtare, ndërsa bashkëpunimi i vazhdueshëm, e ka bërë këtë institucion të arsimit të lartë të Kosovës, të jetë më seriozi në kuptimin e përhapjes së dijes akademike të studentëve në Kosovë, pa u dalluar nga universitetet ndërkombëtare./rajonipress/