Mobi Casa

Konventa e pleskavicës!

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Kujtim Sadriu – Partia Demokratike Shqiptare, më prag të Vitit të Ri dhe në vigjilje të 25 vjetorit të saj ka vendosur, të mbajë Konventën partiake me moton: “Lidere e politikës autoktone shqiptare në Luginën e Preshevë”.

Autoktonia e partisë së Ragmi Mustafës, vjen menjëherë pas fushatës zgjedhore të PVD-së, së Riza Halimit, me platformën për “Shpëtimin e Luginës së Preshevës”.

Këto dy parti sado që thirren në “autoktoni” dhe “shpëtim”, janë parti që me decenie nuk arritën të paktën ta zgjidhin dygjuhësinë, simbolet kombëtare, tekstet mësimore etj. PDSH e PVD e kanë varfëruar e katandisur Luginën si mos më keq. E zbrazën e plaçkitën dhe e degraduan, duke e prekur në identitet dhe dinjitet.

Uji Dea

Po çka i duhet anëtarëve të PDSH, Konventa e Pleskavicës?

Para 4 viteve Partia Demokratike Shqiptare, këtë manifestim e pat organizuar në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashnica”, e cila nga frika se nuk do të mbushej salla u zhvendosën në një sallon dasmash.

Pas skandalit të Lapidarëve dhe “Mirënjohjes”, dedikuar kryeministrit Vuçiq, pastaj pjesëmarrjes së kryetarit Ragmi Mustafa në Trupin Koordinues, jashtë vullnetit të anëtarësisë së partisë, bllokimit të librave donacion nga Kosova në Terminal, “Zajdenica” e shpifur, injorimi i themeluesve të partisë për të marrë pjesë në këtë ceremoni partiake, si dhe një varg akuzash për nepotizëm e aferash korruptive, Konventa e Pleskavicës, do të përfundoj e zbehtë, e thatë dhe e turpshme!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.