Samanta vjen me pamje tjetër
Këngëtarja seksi nga Shqipëria Samanta Karavella ka vendosur që për festa të fundvitit të bëjë ndryshime në pamjen e saj.
Ajo ka publikuar dy fotografi në llogarinë e saj në Instagram, ku shihet se i ka prerë flokët dhe ka ndryshuar ngjyrën e tyre, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Edhe fansat e këngëtares e kanë pritur mirë këtë ndryshim.
Aktualisht, Samanta po shijon suksesin e këngës së saj të fundit ‘Asjno si unë’, e cila po vazhdon të pëlqehet mjaft nga publiku.
(Kosova Sot)


