UBT - Kosove

Lidhja e Bizneseve: Rritja e çmimit të energjisë rrezikon shtrejtimin e produkteve nga 4% deri 10%

Lidhja e Bizneseve: Rritja e çmimit të energjisë rrezikon shtrejtimin e produkteve nga 4% deri 10%

Lidhja e Bizneseve të Kosovës ka shprehur shqetësim për rritjen e kostos së energjisë elektrike për ndërmarrjet në tregun e lirë, duke paralajmëruar se kjo mund të ndikojë në rritjen e çmimeve të produkteve dhe shërbimeve nga 4 deri në 10 për qind.

Sipas Lidhjes, kjo situatë rrezikon veçanërisht prodhuesit vendorë, duke ua dobësuar konkurrueshmërinë ndaj produkteve të importuara dhe duke rrezikuar vendet e punës.

Lidhja e Bizneseve kërkon nga Qeveria dhe autoritetet rregullatore vlerësim urgjent të ndikimit të kostove të energjisë, lehtësim për bizneset dhe masa konkrete për mbrojtjen e prodhimit vendor.

United Hospital

Reagimi i plotë:

Si Lidhja e Bizneseve të Kosovës shprehim shqetësimin për rritjen e kostos së energjisë elektrike për ndërmarrjet që operojnë në tregun e lirë të energjisë në Kosovë.

Nga ankesat e pranuara prej bizneseve të mëdha, kjo rritje pritet të ndikojë drejtpërdrejt në kostot operative dhe të reflektohet në shtrenjtimin e produkteve dhe shërbimeve për konsumatorët, me një rritje të vlerësuar nga 4 deri në 10 për qind.

Shqetësim i veçantë është ndikimi te prodhuesit vendorë, të cilët me këto kosto të reja nuk do të mund ta përballojnë ngarkesën financiare pa i rritur çmimet e produkteve të tyre. Si rezultat, ata do të humbin konkurrueshmërinë përballë produkteve të importuara. Kjo rrezikon të dëmtojë prodhimin vendor, të zvogëlojë aktivitetin ekonomik dhe të rrezikojë vendet e punës.

Kalimi në tregun e lirë të energjisë, pa një plan të qartë tranzicioni dhe pa masa mbështetëse nga institucionet, po krijon pasiguri dhe kosto shtesë për bizneset. Pasojat përfundimtare do t’i bartin edhe qytetarët përmes rritjes së çmimeve dhe uljes së fuqisë blerëse.

Lidhja e Bizneseve të Kosovës kërkon nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe autoritetet rregullatore:

  1. Vlerësim urgjent të ndikimit të kostos së energjisë në sektorin privat.
  2. Shqyrtimin e mekanizmave për lehtësimin e kostove për bizneset.
  3. Masa konkrete për mbrojtjen e prodhimit vendor dhe konkurrueshmërisë së tij ndaj produkteve të importuara.

Energjia elektrike është një nga faktorët kryesorë të prodhimit dhe zhvillimit ekonomik. Prandaj, institucionet duhet të veprojnë me urgjencë, për të parandaluar dëmtimin e bizneseve, shtrenjtimin e produkteve dhe dobësimin e pozitës së prodhuesve vendorë në treg.

Prodhimi vendor duhet të mbështetet dhe të mbrohet, jo të vendoset në pozitë të pafavorshme përballë importit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.