Eko Higjiena

Qeveria e monopoleve

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Një vit pa konkurrencë të ndershme. Biznesi, nën tutelën e pushtetit

“Bizneset që kanë krijuar monopol në Kosovë janë të lidhura ngushtë dhe prapa tyre qëndrojnë njerëzit e fuqishëm të PDK-së e të SHIKut dhe normal që ata nuk lejojnë t’u prishet ky monopol që e kanë krijuar që nga paslufta”, tha deputeti Enver Hoti

Eco Higjiena

Ndonëse pati premtuar se me ardhjen në pushtet njëri nga prioritet qeveritare të ekzekutivit të tij do të jetë lufta ndaj monopoleve që kanë zënë rrënjë në ekonominë e pasluftës së vendit tonë, viti i parë i Qeverisë ‘Mustafa-Thaçi’ ka dëshmuar të kundërtën.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoti, thotë se Qeveria e binomit Isa Mustafa-Hashim Thaçi, për një vit të qeverisjes së saj me vendin nuk ka ofruar asgjë të mirë për ekonominë e vendit.”Është kjo qeveri që nuk po i lufton monopolet në biznes, nuk krijon kushte të barabarta për bizneset, nuk po e themelon Bordin e pavarur të ankesave për bizneset si edhe nuk po e funksionalizion Autoritetin Kosovar të konkurrencës, që janë shtylla të rëndësishme për çdo ekonomi që synon të krijojë një treg të lirë e të barabartë”, tha ai. Sipas Hotit, Qeveria ‘Mustafa’ qëllimisht nuk po i bën këto detyra të shtëpisë, duke dalë haptazi në mbrojtje të mafio-bizneseve dhe bizneseve që kanë krijuar monopole.”Një qeveri e tillë nuk u duhet qytetarëve të vendit tonë, pasi që ajo është vënë në funksionon vetëm për klanet mafioze dhe bizneset që janë të lidhura me pushtetin aktual, por edhe klientelën e tyre”, tha ai./kosova sot/