UBT

Rasti i tenderit 6-milionësh shkon në Gjykatën Kushtetuese

/ 1 minutë lexim
HW

Drejtori i KEK-ut, Arben Gjukaj, konsideron se një kolegj i Gjykatës Supreme ia ka shkelur të drejtat e garantuara me Kushtetutë për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, shkruan sot Koha Ditore.

Ai i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesë për vlerësim të kushtetutshmërisë së këtij aktvendimi të nxjerrë ditë më parë.

Kolegji prej dy gjyqtarësh të EULEX-it dhe një vendës ka vendosur që ta anulojë një vendim të formës së prerë kundër të cilit nuk mund të ushtrohet ankesë. Vendimi është marrë duke u bazuar në kërkesën e Prokurorisë për mbrojtje të ligjshmërisë.

HW

Është urdhëruar që rasti i tenderit të KEK-ut prej 6 milionësh në të cilin është i akuzuar edhe Sami Lushtaku të dërgohet për gjykim në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Por, Gjukaj e ka cilësuar këtë aktvendim si antikushtetues dhe ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që të vendosë masë të përkohshme dhe të konstatojë shkeljet e garantuara kushtetuese

http://koha.net/?id=27&l=90734

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.