Gresa Pallaska flet rreth dorëheqjes nga festivali i RTSH-së
Ka mbetur vetëm edhe një ditë nga fillimi i festivalit të RTSH-së për këtë vit.Ky edicion, i cili është i 54-ti me radhë u tha se do të prezantohet nga aktorja Gresa Pallaska, Pandi Laço dhe Blerta Tafani.
Ky edicion, i cili është i 54-ti me radhë u tha se do të prezantohet nga aktorja Gresa Pallaska, Pandi Laço dhe Blerta Tafani.
Por vetëm një ditë para u raportua se aktorja nga Kosova ka hequr dorë nga ky festival, përmes të cilit Shqipëria dërgon përfaqësuesin për në Eurovizion.
Gresa Pallaska për Telegrafin ka sqaruar se në fakt angazhimi i saj asnjëherë nuk është formalizuar.
“Përderisa e kam mirëpritur interesimin e organizatorëve të festivalit që unë të moderoj këtë ngjarje me rëndësi, nuk kemi arritur të formalizojmë angazhimin përshkak të orarit tim të ngjeshur profesional me disa shfaqje jashtë vendit”, tha Gresa, e cila përmes portalit tonë ka uruar që kjo ngjarje të shkojë ashtu siç është planifikuar nga organizatorët.
Në anën tjetër edhe drejtori i festivalit, Martin Leka ka sqaruar opinonin se nuk ka ndonjë arsye tjetër përpos angazhimeve të aktores që kanë dërguar deri në mos prezencën e saj në këtë festival.
“Aktorja e njohur shqiptare në mirëkuptim me drejtuesin e RTSH-së, u tërhoq nga prezantimi i Festivalit të 54-të të Këngës në RTSH, përshkak të angazhimit të saj në një rol të rëndësishëm, i cili përkon pikërisht me datat e festivalit. RTSH e mirëkuptoi këtë situatë dhe i uron suksese aktores në angazhimin e saj, me shpresën që në evenimente të tjera do të ketë edhe kontributin e saj”, ka thënë Leka.
Ndryshe festivali fillon me prezantimin e këngëve pjesëmarrëse nesër mbrëma dhe do të vazhdojë për tre netë radhazi deri në shpalljen e këngës fituese, e cila do ta përfaqësojë Shqipërinë në festivalin europian./Telegrafi/


