Fundamenti

Ligji antimafia, i bllokuar në Qeveri

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Korniza ligjore për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kreu i grupit punues, Shqipdon Fazliu, thotë se koncept- dokumenti është dërguar në Qeveri

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, duket se nuk e ka një informacion të tillë. “Ju lutem thirreni sekretarin, pasi unë posa të jetë gati do ta procedoj”, ka thënë ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi. Të njëjtën kërkesë që ia kemi drejtuar ministrit ia kemi dërguar edhe sekretarit të përgjithshëm të MD-së, Eset Rama, por prej tij nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Gjithashtu, ne provuam të marrim edhe qëndrimin e Qeverisë, se përse po e mbajnë peng konceptdokumentin, mirëpo zëdhënësi, Arban Abrashi, nuk i është përgjigjur kërkesës sonë

Të inkriminuarit e politikës duket se janë të vetëdijshëm se ekzistenca e Ligjit antimafia do të çonte në fundin e tyre. Kjo rezulton të jetë edhe arsyeja, sipas njohësve të çështjeve të drejtësisë, e zvarritjes së këtij ligji.

ARKATANA

Nevojën për miratimin e një ligji të tillë e ka shtruar më herët edhe ishambasadori i Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Robert Bosch, i cili pati deklaruar se Ligji antimafia do të duhej të përdorej më shumë, pasi i bën njerëzit të kuptojnë se nuk mund të bëjnë çfarë të duan dhe nuk mund të kenë diçka të cilën nuk mund ta arsyetojnë. Se çfarë po ndodh aktualisht me këtë ligj ne u interesuam te kryetari i grupit punues, prokurori Shqipdon Fazliu, i cili deklaroi se presin konfirmimin e Qeverisë për koncept-dokumentin që është dërguar për të proceduar më tej. “Grupi punues e ka hartuar koncept-dokumentin mbi ligjin në fjalë dhe sipas informatave të pranuara nga MD-ja tashmë ky konceptdokument është te kabineti i Qeverisë së Kosovës dhe pritet konfirmimi nga ana e tij mbi procedimin e mëtutjeshëm të këtij koncept-dokumenti”, është shprehur Fazliu.

Ndërkohë që kreu i grupit punues, Shqipdon Fazliu, thotë se kanë informacione nga MD-ja se koncept- dokumenti për Ligjin antimafia është dërguar në Qeveri, por ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, duket se nuk e ka një informacion të tillë. “Ju lutem thirreni sekretarin, pasi unë posa të jetë gati do ta procedoj”, ka thënë ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi. Të njëjtën kërkesë që ia kemi drejtuar ministrit ia kemi dërguar edhe sekretarit të përgjithshëm të MD-së, Eset Rama, por prej tij nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Gjithashtu, ne provuam të marrim edhe qëndrimin e Qeverisë, se përse po e mbajnë peng konceptdokumentin, mirëpo zëdhënësi Arban Abrashi nuk i është përgjigjur kërkesës sonë./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.